Bota

OKB thirrje koalicionit për "rishikimin e taktikave" në Mosul

OKB njoftoi se mes periudhës 17 shkurt dhe 22 mars në perëndim të Mosulit kanë humbur jetën të paktën 307 civilë dhe janë plagosur 273 të tjerë

Bayram Altuğ  | 28.03.2017 - Përdıtësım : 28.03.2017
OKB thirrje koalicionit për "rishikimin e taktikave" në Mosul

Gjenevë

GJENEVË (AA) - Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se mes periudhës 17 shkurt dhe 22 mars në perëndim të Mosulit kanë humbur jetën të paktën 307 civilë dhe janë plagosur 273 të tjerë, me ç'rast i ka bërë thirrje koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-ve kundër DEASH-it që të rishikojë në mënyrë emergjente taktikat për të pakësuar humbjet e civilëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Zeid Raad el Husein në një deklaratë në Gjenevë vuri në dukje se organizata terroriste DEASH vazhdon të përdorë civilët si mburojë të gjallë dhe se vret me snajperë ata civilë që tentojnë të largohen. "Është me rëndësi jetësore që forcat e sigurisë së Irakut dhe të koalicionit të mos bien në këtë kurth", tha ai.

Pasi potencoi se mes periudhës 17 shkurt dhe 22 mars në perëndim të Mosulit kanë humbur jetën të paktën 307 civilë dhe janë plagosur 273 të tjerë Husein ka nënvizuar se përgjegjës për këto humbje është DEASH kundër së cilës ndërmerren sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve.

Ndër të tjera duke ndarë informacionin se 95 civilë kanë humbur jetën nga bombardimet nga 23 deri më 26 mars dhe nga kurthet e ngritura nga DEASH-i në lagjet në perëndim të Mosulit, Husein i ka bërë thirrje ushtrisë së Irakut dhe koalicionit që në kuadër të ligjit ndërkombëtar të rishikojnë në mënyrë emergjente taktikat për të minimizuar humbjet e civilëve.

Husein gjithashtu ka theksuar se duhet të kryhet një hetim "transparent" në lidhje me vdekjet e civilëve si dhe i ka bërë thirrje qeverisë së Irakut dhe partnetërve të koalicionit që në rajon të mbrojnë të drejtat e civilëve që largohen nga DEASH-i dhe të ofrojnë mbështetje psikologjike.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın