Bota

Orban: Gjithnjë kemi respekt për presidentin Recep Tayyip Erdoğan

"Siguria e Evropës dhe Hungarisë varet në masë të madhe nga Turqia. Marrëdhëniet e shkëlqyera turko-hungareze janë pjesë e sigurisë kombëtare të Hungarisë"

Mehmet Yılmaz  | 16.05.2017 - Përdıtësım : 16.05.2017
Orban: Gjithnjë kemi respekt për presidentin Recep Tayyip Erdoğan

Budapest

BUDAPEST (AA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se gjithnjë kanë respekt për presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe se siguria e Evropës dhe Hungarisë varet në masë të madhe nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Orban, i cili mori pjesë në Forumin "Brezi dhe Rruga për Bashkëpunim Ndërkombëtar" që u mbajt në kryeqytetin kinez, Pekin, duke folur për televizionin publik hungarez lidhur me forumin, ka theksuar se në forum është takuar me presidentin Erdoğan. Ai ka shtuar se marrëdhëniet e mira mes Hungarisë dhe Turqisë janë në interes edhe për sigurinë kombëtare të vendit.

"Gjithnjë kemi respekt për presidentin Recep Tayyip Erdoğan. Siguria e Evropës dhe Hungarisë varet në masë të madhe nga Turqia, sepse Turqia është shtet stabil dhe po mund të parandalojë migrimin e jashtëligjshëm. Marrëdhëniet e shkëlqyera turko-hungareze janë pjesë e sigurisë kombëtare të Hungarisë", është shprehur Orban.

Ndërkaq, paraprakisht në një deklaratë nga Zyra Mediatike e Kryeministrisë së Hungarisë është theksuar se së shpejti do të përfundojnë punimet në tyrben nga periudha osmane Gyl Baba në Budapest, restaurimi i së cilës mbështetet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), dhe se pritet që ceremonia e inaugurimit të tyrbes të realizohet me pjesëmarrje të presidentit Erdoğan. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın