Bota

Organizata terroriste PYD/PKK në Afrin është në panik

PYD/PKK ka rritur presionet e saj ndaj civilëve në Afrin kundër përgatitjeve të Turqisë për operacion

Mohamad Misto, Selen Temizer, Ömer Koparan  | 17.01.2018 - Përdıtësım : 17.01.2018
Organizata terroriste PYD/PKK në Afrin është në panik

Azez/Ankara

AZEZ/ANKARA (AA) - Organizata terroriste PYD/PKK në Afrin gjatë 2 ditëve të fundit ka marrë afërsisht 130 të rinj duke i rekrutuar me detyrim dhe i ka dërguar drejtpërdrejt në vijat e frontit. Organizata gjithashtu do të mbyllë me forcë dyqanet në rajon për të protestuar ndaj përgatitjeve të Turqisë për operacionin, raporton Anadolu Agency (AA). 

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga burime të sigurta lokale në Afrin, mësohet se PYD/PKK ka rritur presionet e saj ndaj civilëve në Afrin kundër përgatitjeve të Turqisë për operacion. 

Ndër të tjera bëhet e ditur se organizata vetëm në 2 ditët e fundit ka marrë me detyrim rreth 80 të rinj të moshës 19-30 vjeç në rajonin e Afrinit dhe rreth 50 të rinj në zonën e quajtur Raxho. 

Ndryshe, nga praktika e mëparshme të organizatës, këtë herë pa ndonjë trajnim ushtarak rreth 130 të rinj janë dërguar në vijën e frontit. Shumë familje në Afrin po përpiqen të fshehin nga organizata fëmijët e tyre nëpër shtëpi. 

PYD/PKK, vitin e kaluar mori në rekrutim të detyruar mijëra të rinj, për të cilën familjet dhe popullata e Afrinit ka protestuar disa herë kundër organizatës e cila i merr të rinjtë me detyrim duke përfshirë edhe vajzat. 

Në anën tjetër bëhet e ditur se PYD/PKK-ja sot ka kërkuar nga tregtarët që të mbyllin dyqanet e tyre për të protestuar kundër Turqisë dhe ka bërë të ditur se do të ndëshkohen ata që nuk zbatojnë direktivat e organizatës.

Regjimi i Asadit në korrik të vitit 2012 ia dorëzoi Afrinin organizatës PYD/PKK pa u konfliktuar, rajon ky i cili përgjatë luftës është bërë vendi fole i organizatës. 

Për shkak të pozicioneve të larta gjeografike, një pjesë e konsiderueshme e qyteteve Kilis dhe Hatay të Turqisë mbesin brenda rrezes së zjarrit të organizatës në Afrin. Organizata terroriste prej shumë vitesh përdor malet Amanos për tu infiltruar nga Siria në Turqi. 

Afrini është një pikë kyçe për PYD/PKK-në për të formuar një dalje në Mesdhe nga veriperëndimi i Sirisë. Organizata terroriste gjithashtu nëpërmjet Afrinit kërcënon edhe rajonin e "Mburojës Eufratit" edhe "zonën jokonfliktuale" të Idlibit. 

Turqia me operacionin "Mburoja e Eufratit" largoi organizatën terroriste nga kufiri i saj, dhe pasi parandaloi përhapjen e pushtimit të PYD/PKK-së përgjatë vijës kufitare kishte deklaruar se objektivi i mëpasshëm i saj ishte Afrini. 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një deklaratë të bërë ditë më parë ishte shprehur se "Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) së shpejti do të zgjidhin çështjen e Afrinit dhe të Munbixh-t. Përgatitjet janë plotësuar dhe ofensiva mund të vazhdojë në çdo moment". 

Organizata në panik, i është drejtuar strehimoreve ushtarake që u hapën në malet e larta që rrethojnë Afrinin për të fshehur elementët e saj. 

Gjithashtu terroristët e PYD/PKK-së u fshehën në hendeqe të mbuluara që sigurojnë mundësinë e lëvizjeve në pikat ushtarake të organizatës. Gjithashtu organizata e cila synon të përdorë civilët si mburojë është vendosur edhe në ndërtesat në qytet. 

Ndër të tjera theksohet se 65 për qind e kufirit Turqi-Siri ndodhet nën pushtimin e PYD/PKK-së. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın