Bota

Palestina thirrje Gjermanisë për presion ndaj Izraelit

Kryeministri i Palestinës, Rami Hamdallah, i ka bërë thirrje qeverisë gjermane të ushtrojë presion ndaj Izraelit për zbatimin e kërkesave të të burgosurve palestinezë

Eshat Fırat  | 25.04.2017 - Përdıtësım : 26.04.2017
Palestina thirrje Gjermanisë për presion ndaj Izraelit

Ramallah

RAMALLAH (AA) – Kryeministri i Palestinës, Rami Hamdallah, i ka bërë thirrje qeverisë gjermane të ushtrojë presion ndaj Izraelit për zbatimin e kërkesave të të burgosurve palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Hamdallah ka dhënë një deklaratë me shkrim pas takimit që ka realizuar me ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel në qytetin e Ramallahut të Bregut Perëndimor.

Kryeministri palestinez i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe komunitetit ndërkombëtar të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për plotësimin e kërkesave të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

"Me grevën e urisë të të burgosurve palestinezë synohet vetëm përmirësimi i kushteve njerëzore. Të burgosurit palestinezë kërkesat e tyre i kanë parashtruar në korniza të ligjeve ndërkombëtare dhe kundër praktikave arbitrare dhe shkeljeve të Izraelit", ka theksuar Hamdallah.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın