Bota

Palestinezët kritikojnë SHBA-të për "zhvendosjen e ambasadës në Kuds"

Në një deklaratë të publikuar nga qeveria palestineze thuhet se “ky veprim drejtpërdrejt dhe qëllimisht shkel identitetin dhe ekzistencën e popullit palestinez”

Anees Suheil Barghouti  | 24.02.2018 - Përdıtësım : 24.02.2018
Palestinezët kritikojnë SHBA-të për "zhvendosjen e ambasadës në Kuds"

Ramallah

RAMALLAH (AA) – Qeveria palestineze ka hedhur poshtë dhe kritikuar vendimin e SHBA-ve për të zhvendosur ambasadën e saj në muajin maj nga Tel Avivi në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga qeveria palestineze thuhet se “ky veprim drejtpërdrejt dhe qëllimisht shkel identitetin dhe ekzistencën e popullit palestinez”.

Dje, Washingtoni tha se është i gatshëm të hapte ambasadën e re në Kuds më 14 maj të këtij viti, ditën që shteti i Izraelit u themelua dhe u njoh zyrtarisht nga Washingtoni në vitin 1948.

Qeveria palestineze tha se data e zhvendosjes së ambasadës u zgjodh “për të prekur ndjenjat e njerëzve në botën arabe”.

“Ky është një hap i papranueshëm. Hapat e njëanshme nuk do t’i japin legjitimitet askujt dhe do të pengojnë përpjekjet për të siguruar paqen në rajon”, tha Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i presidentit palestinez, Mahmoud Abbas.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (POL), Saeb Erelat, nga ana e tij, tha se Trump dhe ekipi i tij “nuk janë më pjesë e zgjidhjes Palestinë-Izrael, por janë bërë pjesë e këtij problemi”.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, zyrtarisht njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit, duke shkaktuar kundërshtime në botën arabe dhe protesta në territoret palestineze që lanë të vrarë dhjetëra palestinezë.

Kudsi mbetet në qendër të konfliktit të gjatë Palestinë-Izrael, me palestinezët që shpresojnë që Kudsi Lindor, tani i pushtuar nga Izraeli, mund të shërbejë si kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor, gjatë luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Në një lëvizje që asnjëherë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 duke e cilësuar atë si kryeqytet të tij “të përjetshëm dhe të pandarë”.

E drejta ndërkombëtare vazhdon t'i konsiderojë Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara” dhe të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebraike atje i konsideron si të paligjshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın