Bota

"Panda e madhe" si paralajmërim për nevojën e mbrojtjes të specieve të rrezikuara

Skulptura e pandës e lartë 15 metra është vendosur në sheshin qendror të qytetit para ndërtesës International Finance Square (IFS)

Ekip  | 20.04.2017 - Përdıtësım : 20.04.2017
"Panda e madhe" si paralajmërim për nevojën e mbrojtjes të specieve të rrezikuara Fotoreporter: Stringer/AA

Chengdu

CHENGDU (AA) – Me qëllim të sensibilizimit të domosdoshmërisë për mbrojtjen e specieve të rrezikuara të kafshëve në sheshin qendror të qytetit jugperëndimor kinez të Chengdu është vendosur një bust i madh i pandës, e cila që në ditën e parë është bërë atraksioni kryesor për turistët vendas dhe të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).

Skulptura e pandës e lartë 15 metra është vendosur në sheshin qendror të qytetit para ndërtesës International Finance Square (IFS).

Skulptura e ekspozuar i pandës tashmë ka marrë emrin "I Am Here" (Këtu jam), i dizajnuar nga Lawrence Argent.

Administrata e qytetit në këtë mënyrë dëshiron që me ekspozitën e përhershme të sjellë në vëmendje rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së specieve të rrezikuara, veçanërisht pandës.

Chengdu është një nga mjediset më të rëndësishme ekonomike dhe të komunikimit në Kinën perëndimore dhe një nga dhjetë qytetet më atraktive për investime të huaja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın