Bota

Parlamenti i Greqisë miraton masat e reja shtrënguese, protestuesit sulmojnë me koktej molotovi

Një grup i maskuar sulmoi policët me koktej molotovi dhe u përpoq të hyjë në kuvend, me ç'rast ndodhi përplasje mes protestuesve dhe policëve

Mehmet Hatipoğlu  | 19.05.2017 - Përdıtësım : 19.05.2017
Parlamenti i Greqisë miraton masat e reja shtrënguese, protestuesit sulmojnë me koktej molotovi

Athinë

ATHINË (AA) - Parlamenti i Greqisë ka miratuar paketën e re ligjore që përmban masa shtrënguese shtesë në kuadër të programit të tretë të shpëtimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në votimin që u realizua në orët e vona të së enjtes pas debateve që zgjatën dy ditë në parlamentin grek, paketa ligjore u pranua me votat e partnerëve të koalicionit qeveritar, SYRIZA dhe Grekët e Pavarur.

Nga 300 deputetë në parlamentin grek, 281 shfrytëzuan të drejtën e votës, prej të cilëve 153 votuan në favor të paketës, kurse 128 deputetë kundër.

Teksa bisedimet në kuvend vazhdonin, kundër reformave të reja u organizuan protesta të kryesuara nga Federate Greke e Punonjësve të Sektorit Publik, Konfederata e Përgjithshme e Sindikatave të Punëtorëve dhe Unioni i Degëve të Punëtorëve Luftues.

Gjatë protestës, një grup i maskuar sulmoi policët me koktej molotovi dhe u përpoq të hyjë në kuvend, me ç'rast ndodhi përplasje mes protestuesve dhe policëve.

Ndryshe, marrëveshja të cilën qeveria greke e ka arritur me kreditorët për lëshimin e pjesës së re të kredisë në kuadër të programit të shpëtimit, parasheh të arrihet kursim prej 4,9 miliardë eurosh duke zvogëluar pensionet dhe pragun e lirimit nga tatimet në periudhën 2019-2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın