Bota

Policia e Parisit largon një tjetër kamp emigrantësh të improvizuar

Policia e prefekturës së Parisit tha se emigrantët, kryesisht nga Sudani, Eritrea, Afganistani dhe vende të tjera të shkatërruara nga lufta, do të zhvendosen në 18 rajone të Francës

Hajer M'tırı  | 18.08.2017 - Përdıtësım : 19.08.2017
Policia e Parisit largon një tjetër kamp emigrantësh të improvizuar Fotoreporter: NnoMan Cadoret / AA

Paris

PARIS (AA) - Policia franceze dëboi rreth 1,000 emigrantë dhe refugjatë të premten nga një kamp i improvizuar në zonën Porte de la Chapelle të Parisit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qarku në fjalë është një nga destinacionet kryesore për emigrantët dhe refugjatët sapo të mbërrijnë në kryeqytetin e Francës. 

Policia e prefekturës së Parisit tha se emigrantët, kryesisht nga Sudani, Eritrea, Afganistani dhe vende të tjera të shkatërruara nga lufta, do të zhvendosen në 18 rajone të Francës. 

Qindra policë morën pjesë në operacion, ndërsa të pranishëm ishin edhe ekipet e emergjencave.

Që nga evakuimi e kampit "Xhungla" në Calais në tetor, Parisi është bërë zona e re tranzit për një numër të madh emigrantësh dhe refugjatësh që kërkojnë azil.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.