Bota

Policia greke konfirmon për AA arrestimin e dy nëpunësve policorë të Maqedonisë

Dy nëpunës policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë që kërkoheshin me fletëarrest të kuq janë kapur në qytetin e Selanikut në Greqi, bëri të ditur Policia e Greqisë për AA

Furkan Naci Top  | 19.10.2017 - Përdıtësım : 19.10.2017
Policia greke konfirmon për AA arrestimin e dy nëpunësve policorë të Maqedonisë

Athinë

ATHINË (AA) - Dy nëpunës policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë (MPB) që kërkoheshin me fletëarrest të kuq janë kapur në qytetin e Selanikut në Greqi, konfirmoi Policia e Greqisë për Anadolu Agency (AA).

Policia e Greqisë tha se dy nëpunësit e policisë, 51 dhe 35 vjeç, të cilët kërkoheshin nga Maqedonia me fletëarrest të kuq të Interpolit, janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar "Maqedonia" në Selanik.

Njoftohet se nëpunësit policorë të kërkuar për përgjim të jashtëligjshëm dhe pjesëmarrje në organizatë kriminele, mbahen në Drejtorinë Policore të Selanikut për mbajtje të dokumenteve të falsifikuara.

Ndërkohë, mediat maqedonase kanë njoftuar se ish-zyrtarët policorë të MPB së Maqedonisë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët nga Prokuroria Speciale Publike kërkoheshin për rastin "Fortesa", janë arrestuar dje në Selanik.

Grujevski dhe Boshkovski prej më shumë se një muaji gjenden në arrati pasi që Gjykata Penale Shkup 1 u caktoi masë arresti me paraburgim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın