Bota

Politikanja gjermane: BE të pezullojë partneritetin me Izraelin

Annette Groth po ashtu i ka bërë thirrje qeverisë gjermane dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së që menjëherë të shqyrtojnë shitjen e armëve Izraelit

İlker Girit  | 26.07.2017 - Përdıtësım : 26.07.2017
Politikanja gjermane: BE të pezullojë partneritetin me Izraelin

Berlin

BERLIN (AA) - Politikanja gjermane, Annette Groth i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) të pezullojë marrëveshjen e partneritetit me Izraelin për shkelje të të drejtave njerëzore të palestinezëve.

"Bashkimi Evropian duhet të pezullojë marrëveshjen e partneritetit me Izraelin. Këtë jemi duke e kërkuar prej vitesh. Kjo mund të bëhet lehtë", deklaroi për Anadolu Agency (AA), Annette Groth, deputete e majtë nga shteti i Baden-Württemberg.

Groth po ashtu i ka bërë thirrje qeverisë gjermane dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së që menjëherë të shqyrtojnë shitjen e armëve Izraelit, duke shtuar se administrata amerikane duhet të veprojë kundër masave të fundit të sigurisë izraelite në Jerusalem.

Ajo shtoi se qeveria izraelite do të përpiqet që të ndryshojë statusin e xhamisë Al-Aksa, e cila do të jetë një veprim i shëmtuar ndaj së cilës komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë.

Zemërimi është përhapur në Bregun Perëndimor nga java e kaluar, kur Izraeli mbylli xhaminë Al-Aksa, vendin e shenjtë të muslimanëve, por edhe hebrenjtë që e quajnë Mali i Tempullit, pas të shtënave vdekjeprurëse.

Në shenjë proteste kundër masave të sigurisë izraelite të premten e kaluar në Jerusalem u vranë tre palestinezë. Poashtu u vranë dhe tre izraelitë në një sulm në një lagje të Bregut Perëndimor.

Jerusalemi është një vend i shenjtë për muslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët, kurse xhamia Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë të shenjtë të Islamit në botë, pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.