Bota

Presidenti i Kolumbisë fitues i çmimit Nobel për Paqe

Me këtë marrëveshje mund të themi se kontinenti amerikan nga Alaska deri në Patagonia, është vend i paqes, tha Santos

Ekip  | 10.12.2016 - Përdıtësım : 11.12.2016
Presidenti i Kolumbisë fitues i çmimit Nobel për Paqe

Stokholm

STOKHOLM (AA) – Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos të shtunën mori çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij që ti jap fund luftës qytetare prej pesë dekadash në vendin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij Santos çmimin e përshkroi si "dhuratë nga qielli" dhe ia kushtoi të gjithë kolumbianëve, posaçërisht për 220.000 të vrarët dhe tetë milionë të shpërngulurve në konfliktin më të gjatë në hemisferën perëndimore.

"Me këtë marrëveshje mund të themi se kontinenti amerikan nga Alaska deri në Patagonia, është vend i paqes", tha Santos gjatë ndarjes së çmimit në sallën e qytetit në Osllo të Norvegjisë.

Santos këtë vit arriti marrëveshje historike paqësore me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC). Megjithatë, në referendumin mbi marrëveshjen paqësore qytetarët e Kolumbisë e refuzuan atë vetëm disa ditë para ndarjes së çmimit Nobel për Paqe.

Por, Santos menjëherë pas kësaj nënshkroi marrëveshje të re të reviduar me FARC-un e cila është aprovuar nga Senati por edhe nga Kongresi i Kolumbisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.