Bota

Protesta në Kuds, policia izraelite përdor forcë

Krahas hedhjes së gazit lotsjellës, policia filloi edhe të arrestojë disa persona

Turgut Alp Boyraz, Eshat Fırat  | 15.12.2017 - Përdıtësım : 15.12.2017
Protesta në Kuds, policia izraelite përdor forcë Foto: Salih Zeki Fazlıoğlu / AA

Kuds

KUDS (AA) – Policia izraelite ka ndërhyrë me gaz lotsjellës në xhematin në Kuds, i cili pas namazit të xhumasë organizoi protestë kundër vendimit të SHBA-ve për ta njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit filluan të marshojnë drejt Portës së Damaskut të Qytetit të Vjetër, ndërkohë që policia izraelite, e cila kishte vendosur barrikada të hekurit në rrugët e Kudsit, nuk lejoi arritjen e protestuesve në këtë portë.

Krahas hedhjes së gazit lotsjellës, policia filloi edhe të arrestojë disa persona.

Policia arriti t'i shpërndajë duke përdorur forcë palestinezët të cilët, megjithatë, arritën të tubohen në Portën e Damaskut.

Ndërkohë, ende vazhdojnë tensionet mes policisë dhe protestuesve në rrugicat e qytetit.

Në rrugët e Kudsit poashtu mund tê vërehet numër i madh i policëve izraelitë.

Protesta mbahen edhe në Bregun Perëndimor, 16 palestinezë të lënduar

Të paktën 16 palestinezë janë lënduar gjatë protestave të sotme të organizuara në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor kundër vendimit të presidentit amerikan për të njohur Kudsin për kryeqytet të Izraelit.

Ushtarët izraelitë intervenuan në rajonet e Betlehemit, Ramallahut, El-Halilit (Hebron) dhe në El-Bire, ndërkohë që protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin "Kudsi do të jetë kryeqytet i Palestinës përgjithmonë”.

Ushtarët intervenuan duke përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe plumba të vërtetë, për çka Gjysëmhëna e Kuqe palestineze tha se janë plagosur dhe lënduar dhjetë palestinezë.

Presidenti amerikan Donald Trump më 6 dhjetor mori vendim që të njeh Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, duke paralajmëruar zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi. Pas vendimit u organizuan protesta të shumta në mbarë Bregun Perëndimor dhe në kufirin e Rripit të Gazës, në të cilat gjatë intervenimit të forcave izraelite janë lënduar shumë palestinezë.

Protesta në Kuds: Intervenoi policia izraelite
Gjatë protestave të organizuara pas namazit të xhumasë në Kuds, policia izraelite ka intervenuar me spërkatës me piper. Të premten u mbajtën protesta të besimtarëve pasi falën namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa. U planifikua marshi deri te Portat e Damaskut ku policia izraelite vendosi barrikada të hekurta. Në këtë mënyrë dëshiruan të pengojnë palestinezët që të arrijnë deri te Portat e Damaskut por edhe në rrugët e Kudsit. ( Mostafa Alkharouf - Anadolu Agency )
15.12.2017 Mostafa Alkharouf
2 / 35
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın