Bota

Putin: Siria ka hyrë në fazë të re në drejtim të zgjidhjes politike

Putin në fillim të Samitit të Rusisë, Turqisë dhe Iranit, që mbahet në Soçi, falënderoi presidentët e Turqisë dhe Iranit për rolin që kanë pasur në zgjidhjen e krizës së Sirisë

Ekip  | 22.11.2017 - Përdıtësım : 22.11.2017
Putin: Siria ka hyrë në fazë të re në drejtim të zgjidhjes politike

Soçi

SOÇI (AA) – Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin tha se me mbështetje të Turqisë dhe Iranit është parandaluar copëtimi i Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Putin në fillim të Samitit të Rusisë, Turqisë dhe Iranit, që mbahet në Soçi, falënderoi presidentët e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe Iranit Hassan Rouhani për rolin që kanë pasur në zgjidhjen e krizës së Sirisë.

“Pa rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të liderëve turq dhe iranian nuk do të ishte e mundur të përfundohej procesi ushtarak në Siri. Siria tani është në fazë të re të të zgjidhjes politike”, tha Putin.

Sipas tij, duke falënderuar qëndrimet që kanë treguar liderët turq dhe iranian është ngritur procesi në Astana, janë ulur përleshjet në Siri, është arritur armëpushim dhe janë vendosur zona de-eskalimi.

“Me mbështetje të Turqisë dhe Iranit është parandaluar copëtimi i Sirisë”, tha Putin.

Presidenti rus beson se Turqia, Rusia dhe Irani kanë bërë përpjekjet e nevojshme që Kongresin e dialogut kombëtar për Sirinë ta bëjnë të efektshëm.

“Populli sirian vet do të zgjedh fatin e tij dhe të shtetit. Është e qartë se procesi në fjalë i reformës nuk do të jetë i lehtë. Në këtë proces, të gjitha palët, përfshirë qeverinë siriane, duhet të tregojnë sakrificë. Konsideroj se takimet që sot do t’i kemi në Soçi me homologët turq dhe iranian, do të japin rezultate të cilat do të forcojnë tërësinë territoriale të Sirisë”, tha Putin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın