Bota

PYD/PKK i vazhdon sulmet nga Afrini

Tre persona janë plagosur si pasojë e një sulmi të PYD/PKK-së me predha mortaje nga Afrini ndaj qytetit të Azezit në veri të Sirisë

Ömer Koparan, Selen Temizer  | 18.01.2018 - Përdıtësım : 18.01.2018
PYD/PKK i vazhdon sulmet nga Afrini

Azez/Ankara

AZEZ/ANKARA (AA) - Organizata terroriste PYD/PKK ndërmori sulm me predha mortaje nga Afrini ndaj qytetit të Azezit në kufirin sirian me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga gazetari i AA-së në Azez, PYD/PKK nga Afrini ka shkrepur predha mortaje në drejtim të qendrës së qytetit të Azezit.

Burimet spitalore për AA bënë të ditur se tre civilë janë plagosur, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë.

Ndryshe, civilët në Azez shpesh janë shënjestër e sulmeve të organizatës terroriste PYD/PKK në Afrin. Përmes Afrinit, organizata kërcënon rajonin e operacionit Mburoja e Eufratit dhe zonën jokonfliktuale të Idlibit.

Një pjesë e konsiderueshme e provincave Hatay dhe Kilis në jug të Turqisë janë po ashtu në shënjestër të organizatës në Afrin, për shkak të lartësisë gjeografike.

Prej vitesh, organizata përdor Malet Amanos për t'u infiltruar nga Siria në Turqi. Po ashtu, PYD/PKK mbështetet në rajonin e Afrinit për të siguruar dalje në Mesdhe nga pjesa veriperëndimore e Sirisë.

Organizata terroriste PYD/PKK ka nën kontroll 65 për qind të linjës së kufirit sirian me Turqinë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın