Bota

PYD/PKK ka marrë nën kontroll edhe ujin e Sirisë

Organizata e cila ka pushtuar 23 për qind të vendit ka nën kontroll digat Tishrin në lindje të Halepit, dhe Tabka dhe Baas në perëndim të Rakka-s

Levent Tok  | 14.06.2017 - Përdıtësım : 15.06.2017
PYD/PKK ka marrë nën kontroll edhe ujin e Sirisë

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Levent Tok

Organizata terroriste PYD/PKK e cila ka pushtuar 23 për qind të territoreve në Siri me mbështetjen ushtarake të SHBA-ve ka marrë nën kontroll tre digat (hidrocentrale) më të mëdha në vend. Digat të cilat ndodhen mbi Lumin Eufrat janë në gjendje të sigurojë shumicën e nevojave të energjisë elektrike dhe të ujitjes së vendit, raporton Anadolu Agency (AA). 

Sipas matjeve të zonës në hartë që AA-ja ka kryer mësohet se PYD/PKK ka nën pushtim afërsisht 39.500 kilometër katrorë të Sirisë e cila ka një sipërfaqe afërsisht 185 mijë kilometër katrorë. 

Organizata e cila ka pushtuar 23 për qind të vendit ka nën kontroll digat Tishrin në lindje të Halepit, dhe Tabka dhe Baas në perëndim të Rakka-s.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e Bankës Botërore dhe Ministrisë së Ujitjes së regjimit sirian, konstatohet se organizata në saje të tre digave që ka marrë nën kontroll me mbështetjen e SHBA-ve është përhapur në rajone të ndjeshme në kuptimin e ujit, burimit të energjisë dhe tokat bujqësore. 

80 për qind e tokave që ujiten nën kontrollin e organizatës 

Vihet në dukje se tokat e mëdha bujqësore që shtrihen përgjatë kufirit të Irakut në lindje të Halepit mund të ujiten me rezervat e tre digave. Pjesa prej 60 për qind e cila përkon me 30.000 kilometër katrorë të tokave bujqësore të vendit ndodhen nën zonat të cilat janë nën kontrollin e PYD/PKK-së. 

Gjithashtu organizata terroriste ka vendosur dominimin edhe në 9.4 për qind të tokës bujqësore që mund të ujiten në Siri. Digat nën kontrollin e PYD/PKK-së ofrojnë burim për 80 për qind të territorit në fjalë që ujitet. 

Tre digat mbi Lumin Eufrat 

Tre digat që organizata terroriste ka marrë nën kontroll kanë kapacitetin të përballojnë afërsisht 70 për qind të nevojës së Sirisë për energjinë elektrike. 

Diga Tishrin në lindje të Halepit të cilën PYD/PKK-ja e mori nga organizata terroriste DEASH në dhjetor të 2015, ka një kapacitet për prodhimin e një energjie 630 megavat (MW) në vit. Diga e cila ka një sipërfaqe afërsisht 40 metra gjatësi për mbledhjen e ujit, ofron mundësinë e ujitjes për Munbixhin dhe Kobanin (Ajn el-Arab). 

Ndërsa diga Tabka i cili ka marrë emrin nga rajoni që ndodhet në perëndim të Rakka-s u mor nën kontroll nga PYD/PKK-ja me 13 maj. Diga Tabka ka një kapacitet prodhimi 824 megavat (MW) në vit dhe me pikën e grumbullimit prej 60 metra i cili quhet liqeni El-Esad ka një infrastrukturë të gjerë për energjinë dhe ujitjen. Liqeni El-Asad i cili ka një sipërfaqe prej 630 km katrorë radhitet rezerva më e madhe e ujit në Siri. 

Diga Tabka e cili ka një kapacitet për mbajtjen e 10 kilometër kub ujë krahas ujit të pijshëm në qendrën e qytetit Halep, ka një kapacitet për ujitjen e tokave të cilat shtrihen nga lindja e Munbixhit dhe Ajn El Arab e deri në kufirin me Irakun. 

Një tjetër digë e cila ka kaluar nën kontrollin e organizatës PYD/PKK gjatë operacionit të Rakkas të kryer me mbështetjen e SHBA-ve është diga Baas e cila ndodhet në verilindje të Tabka-s. Diga e cila ka kaluar nën kontrollin e organizatës më 4 qershor ka një kapacitet për prodhimin e energjisë me 75 MW në vit.

Situata aktuale e digave 

Diga Tishrin kryen prodhim të energjisë elektrike në mënyrë të pjesshme, duke siguruar energji elektrike për fshatrat dhe komunat përreth, ndërsa disa herë ndërpret aktivitetet për shkak të rënies së nivelit të ujit. 

Ndërsa diga Tabka e cila u mor nën kontroll brenda muajit të kaluar aktualisht nuk prodhon energji elektrike për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga bombardimet e SHBA-ve dhe konflikteve mes DEASH-it dhe PYD/PKK-së. 

Burimet lokale në rajon theksojnë se diga e cila më parë përdorej për ujitje është vendosur nën riparim nga organizata terroriste në mënyrë që të prodhojë energji elektrike. Kurse diga Baas përdoret në mënyrë aktive për ujitjen e territoreve të punueshme përreth.

PYD/PKK-ja përgjatë kufirit të Turqisë në veri të Sirisë ka nën kontroll rajonin Haseke në lindje, pjesën veriore të qytetit Rakka, rajonin Afrin në veriperëndim të Munbixhit në lindje të Halepit. Organizata gjithashtu ka nën kontroll afërsisht 65 për qind të kufirit Siri-Turqi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın