Bota

Përditësim: Orteku i borës bie mbi një hotel në Itali

Janë duke vazhduar operacionet kërkim-shpëtimit për 30 personat të humbur pas ortekut që pasoi pas tërmeteve të cilat goditën pjesën qendrore të Italisë

Barış Seçkin  | 19.01.2017 - Përdıtësım : 19.01.2017
Përditësim: Orteku i borës bie mbi një hotel në Itali

Romë

ROMË (AA) – Walter Milan, zëdhënësi i Njësisë Kombëtare Italiane për Kërkim-Shpëtim në Male dhe Miniera (CNSAS), ka thënë se janë duke vazhduar operacionet e kërkim-shpëtimit për 30 personat të humbur pas ortekut që pasoi pas tërmeteve të cilat goditën pjesën qendrore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA). 

Zëdhënësi i CNSAS, e cila ka filluar me aktivitetet e kërkim-shpëtimit në rajon pas ortekut të borës që ra mbi Hotel Rigopiano Gran Sasso Resort në Rigopiano në perëndim të qytetit Pescara dhe i cili u shkaktua nga lëvizjet sizmike mbrëmë në orët e mbrëmjes, për AA ka dhënë informacione në lidhje me ecurinë e punimeve.

Milan tha se aktivitetet e kërkim-shpëtimit janë duke i zhvilluar me ekipet e zjarrfikësve dhe një grup prej 50 personash. Në lidhje me numrin e të vdekurve ose të lënduarve, ai tha se “Tani për tani nuk mund të japim shifër në lidhje me numrin e të vdekurve ose lënduarve. Aktivitetet tona vazhdojnë. Megjithatë, jemi të sigurtë se ka persona që kanë ngelur nën ortek”.

Duke theksuar se janë duke vepruar me përpikëri për shkak të mundësisë që persona të ngelur nën dëborë ose rrënoja të jenë akoma gjallë, Milan u shpreh: “Gjatë punimeve të kërkim-shpëtimit nuk jemi duke përdorur mjete apo makina, sepse ekziston mundësia t’i dëmtojmë personat që janë nën dëborë. Rrjedhimisht, po avancojmë duke gërmuar me dorë”.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Mbrojtjes Civile Fabrizio Curcio, përmes një deklarate në orët e mëngjesit bëri të ditur se kanë humbur 30 persona, prej të cilëve 20 klientë të hotelit dhe dhjetë pjesëtarë të personelit të hotelit.

Ndërkaq, kryeministri italian, Paolo Gentiloni ka shkuar në qytetin Rieti, ku është organizuar tryezë e krizës, për t’i ndjekur zhvillimet në lidhje me tërmetin dhe katastrofën e ortekut që ka shkaktuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.