Bota

Rajoy: Politikanët katalonjas nën hetime "nuk kanë vend në politikë"

Rajoy tha se "në rast se partitë separatiste do të vijnë sërish në pushtet në Katalonjë ne nuk do të ndryshojmë qëndrimin që kemi mbajtur deri më tani si qeveri"

Şenhan Bolelli  | 14.11.2017 - Përdıtësım : 14.11.2017
Rajoy: Politikanët katalonjas nën hetime "nuk kanë vend në politikë"

Madrid

MADRID (AA) - Kryeminsitri spanjoll Mariano Rajoy, në lidhje me politikanët katalonjas për të cilët është nisur një hetim dhe janë dërguar në burg pas arrestimit tha se "ata tashmë nuk kanë më vend në politikë", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën për një radio spanjolle Rajoy ka bërë të ditur se qeveria e tij ka për qëllim që vitin e ardhshëm të realizojë 500 mijë punësime. Ai tha se situata ekonomike do të normalizohet pasi të normalizohet situata në Katalonjë.

"Për shkak të zhvillimeve të fundit në Katalonjë kemi ulur deri në 2.3 për qind parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2018, por nëse fillon normalizimi në Katalonjë kjo ndikon në rritjen ekonomike dhe parashikimi për vitin e ardhshëm nga 2.8 mund të rritet deri në 3 për qind", tha Rajoy.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen në Katalonjë më 21 dhjetor, Rajoy tha se "në rast se partitë separatiste do të vijnë sërish në pushtet në Katalonjë ne nuk do të ndryshojmë qëndrimin që kemi mbajtur deri më tani si qeveri".

Ai tha se politikanët katalonjas për të cilët kanë nisur hetime dhe që janë dërguar në burg, janë kandidatë në zgjedhjet e 21 dhjetorit, "tashmë këta persona nuk kanë vend në politikë".

Gjithashtu kryeministri spanjoll Rajoy në lidhje me negociatat për statusin autonom të Katalonjës deklaroi se ato do të zhvillohen në Komisionin e Kuvendit i cili do të nisë punimet vetëm mbi reformat kushtetuese.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın