Bota

Reshje dëbore në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë

Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova sot janë përfshirë nga moti i ftohtë i shoqëruar me reshje të dëborës

Fatjon Cuka, Sibel Vezaj  | 25.02.2018 - Përdıtësım : 26.02.2018
Reshje dëbore në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë Vedat Abdul/AA

Shkup/Tiranë/Prishtinë

SHKUP/TIRANË/PRISHTINË (AA) - Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova sot janë përfshirë nga moti i ftohtë i shoqëruar me reshje të dëborës, raporton Anadolu Agency (AA).

Si rezultat i borës ka patur edhe rënie të dukshme të temperaturave. Ndërsa nga Enti Hidrometeorologjik në Maqedoni bëjnë të ditur se edhe në ditët në vijim do të ketë reshje të borës. 

Shqipëria gjatë orëve të fundit është përfshirë nga moti i ftohtë, ku në disa zona të vendit ka patur reshje bore. 

Sipas të dhënave nga Ministria e mbrojtje se Shqipërisë, në bazë të informacioneve të marra nga Qendra Kombëtare Operacionale dhe prefekturat e vendit reshje bore ka patur në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.

Ndërkohë nga reshjet e borës në disa akse rrugore ka patur probleme në qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu reshje të borës ka edhe disa në disa qytete të Kosovës. Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës në këtë vend deri të enjten do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës.

Institutit hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale në Kosovë do të lëvizin nga minus 7 deri në minus 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet minus 3 deri 0 gradë Celsius.

Ky institut po ashtu bën të ditur se të enjten temperaturat mund të regjistrojnë vlera negative nën minus 10 gradë Celsius, por që nga dita e premte e tutje, do të kalojnë mbi vlerat e zeros, duke vazhduar rritje dita ditës.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın