Bota

Rriten protestat kundër Le Pen në Francë

Një grup prej 2 mijë personash kanë organizuar një protestë me qëllim pengimin e mitingut të Le Pen në qytetin Nantes

Ömer Aydın  | 26.02.2017 - Përdıtësım : 27.02.2017
Rriten protestat kundër Le Pen në Francë

Paris

PARIS (AA) - Ndërkohë që në Francë po afrojnë zgjedhjet presidencale, fushata elektorale po vazhdon me gjithë shpejtësinë e saj. Liderja e partisë radikale të djathë, Marine Le Pen e cila në sondazhet e fundit duket se kryeson garën përgatitet për një miting në Nantes, ndërsa protestuesit në këtë qytet të cilët kundërshtojnë Le Pen janë përplasur me policinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi është bërë i ditur nga Ministria franceze e Punëve të Brendshme. Në një deklaratë me shkrim kjo ministri thotë se një grup prej 2 mijë personash kanë organizuar një protestë me qëllim pengimin e mitingut të Le Pen në qytetin Nantes. Grupi i protesutesve thuhet se përbëhej nga të majtë dhe radikalë të majtë.

Protestuesit mbanin në duar pankarta si, "Nuk mund të kalojë fashizmi", etj. Në deklaratën e ministrisë thuhet se protestuesit kanë sulmuar bizneset dhe kanë bllokuar rrugët duke mos lejuar kalimin e automjeteve dhe tramvait. Ndërsa pas përshkallëzimit të situatës policia ka përdorur gaz lotsjellës. Në deklaratën me shkrim thuhet gjithashtu se në këto ngjarje të paktën 11 efektivë kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë arrestuar 4 persona.

Nga ana tjetër Kryeministri i vendit, Bernard Cazeneuve, ka deklaruar se do të nisë një fushatë kundër partisë radikale të djathtë. "Është detyra ime të tregoj qytetarëve që fushtata e radikalëve të djathtë është e mbushur me gënjeshtra dhe është një rrugë pa krye", ka thënë ai. Ndërsa në një deklaratë për gazetën JDD, ai është shprehur: "Do të jetë shumë vonë kur populli të kuptojë gënjeshtrat. Dëmi që do të shkaktohet do të jetë i pallogaritshëm".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın