Bota

Rusi, vazhdohet lejeqëndrimi për Snowden

Snowden jeton në Rusi që nga viti 2013, kur ishte bllokuar në zonën e tranzitit në aeroportin e Moskës, pasi amerikanët kishin shpallur të pavlefshme pasaportën e tij

Ekip  | 18.01.2017 - Përdıtësım : 18.01.2017
Rusi, vazhdohet lejeqëndrimi për Snowden

Moskë

MOSKË (AA) – Autoritetet ruse kanë vazhduar lejeqëndrimin e Edward Snowden, ish-oficerit të inteligjencës së SHBA-ve, i cili opinionit i paraqiti mijëra dokumente sekrete të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), raporton Anadolu Agency (AA).

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse në profilin e saj në Faceboock, të martën vonë ka bërë të ditur se lejeqëndrimi për Snowden është vazhduar për "disa vite".

Snowden jeton në Rusi që nga viti 2013, kur ishte bllokuar në zonën e tranzitit në aeroportin e Moskës, pasi amerikanët kishin shpallur të pavlefshme pasaportën e tij.

Njoftimi nga Rusia vjen në kohën kur presidenti amerikan Barack Obama zëvendësoi dënimin me burg për Chelsea Manning, i cili ishte dënuar për publikimin e më shumë se 700 mijë dokumenteve sekrete.

Manning në gusht të vitit 2013 u dënua me 35 vjet burg dhe u shkarkua nga ushtria amerikane. Obama dje i uli dënimin në shtatë vjet nga data e arrestimit, kështu që nga burgu pritet të lirohet më 17 maj të këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın