Bota

Rusia thirrje KS-OKB-së për t'u mbledhur për Gutën Lindore

Nebenzya tha se pas të gjitha shqetësimeve të shprehura është e nevojshme mbledhja e KS-OKB-së në mënyrë që të gjitha palët t’i shprehin pikëpamjet e tyre

Betül Yürük  | 21.02.2018 - Përdıtësım : 22.02.2018
Rusia thirrje KS-OKB-së për t'u mbledhur për Gutën Lindore Foto: AA/Arhiv

Kombet e Bashkuara

KOMBET E BASHKUARA (AA) – Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara (OKB), Vasily Alekseevich Nebenzya, ka thirrur Këshillin e Sigurisë të OKB-së për t’u mbledhur për të diskutuar mbi gjendjen në Gutën Lindore, e cila ndodhet nën rrethimin e regjimit sirian, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një adresim gjatë seancës së KS-OKB-së mbi ofrimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, Nebenzya tha se edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, por edhe anëtarët e tjerë të këshillit kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi Gutën Lindore.

Duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurisë të OKB-së që nesër të mbajë një seancë të hapur për të diskutuar mbi gjendjen në Gutën Lindore, Nebenzya tha se pas të gjitha shqetësimeve të shprehura është e nevojshme mbledhja e KS-OKB-së në mënyrë që të gjitha palët t’i shprehin pikëpamjet e tyre.

Ndërsa përfaqësuesja e përgjithshme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, tha se “nuk mund të vazhdojnë t’i mbyllin sytë” para një tragjedie njerëzore, e cila po përjetohet në Gutën Lindore.

Edhe zv/përfaqësuesi i përhershëm i Britanisë së Madhe në OKB, Jonathan Allen, tha se Guta Lindore është shndërruar në “rajon të vdekjes dhe të rrënimit”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın