Bota

Senati amerikan sanksione të reja kundër Rusisë

Krahas sanksioneve kundër Rusisë për shkak të "ndikimit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve", do të zgjerohen edhe sanksionet e vendosura për kërcënimin e sovranitetit territorial të Ukrainës, aneksimin e Krimesë dhe aktivitetet e saj Siri

Kasım İleri  | 15.06.2017 - Përdıtësım : 15.06.2017
Senati amerikan sanksione të reja kundër Rusisë

Washington

WASHINGTON (AA) – Senati amerikan miratoi projektligjin i cili parashikon zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë, me arsyen se është "përzier në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016", raporton Anadolu Agency (AA).

Krahas projektligjit i cili është miratuar me 97 vota pro dhe 2 kundër në Asamblenë e Përgjithshme të Senatit theksohet se po diskutohet edhe projektligji për sanksionues kundër Iranit që pritet të miratohet.

Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit, bëhet e ditur se me projektligjin në fjalë krahas vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë për shkak të "ndikimit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve", do të zgjerohen edhe sanksionet e vendosura për kërcënimin e sovranitetit territorial të Ukrainës, aneksimin e Krimesë dhe aktivitetet e saj Siri.

Gjithashtu parashikohet inspektimi nga Kongresi i situatave si për heqjen apo zgjerimin e sanksioneve në zbatim.

"Do të vendosen sanksione të reja kundër zyrtarëve rusë që kryejnë korrupsion, kundër atyre që fshihen nga sanksionet, atyre që përfshihen në shkeljet serioze të të drejtave të njeriut, që mbështesin me armë regjimin e Asadit, që kryejnë aktivitete kibernetike në emër të qeverisë ruse, dhe kundër atyre që kryejnë bashkëpunim me sektorët e shërbimeve inteligjente të mbrojtjes ruse", thuhet në deklaratë.

Theksohet se nga sanksionet do të ndikohen sektorët e mineraleve, metaleve, transportit dhe hekurudhës në ekonominë e Rusisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın