Bota

SHBA, arrestohen 50 persona për kontrabandim të armëve

Operacioni ka nisur pas raportimit në shkurt të këtij viti. Policia ka mbledhur prova për kontrabandimin e armëve dhe drogës përmes personave që ishin infiltruar në grupin kriminal

Bilgin S. Şaşmaz  | 22.12.2017 - Përdıtësım : 23.12.2017
SHBA, arrestohen 50 persona për kontrabandim të armëve

Chicago

CHICAGO (AA) - Policia e Çikagos në SHBA ka arrestuar 50 anëtarë të një grupi të formuar përmes rrjetit social, i cili merrej me shitjen e armëve dhe drogave, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia njofton se operacionin e ka nisur pas raportimit në shkurt të këtij viti. Nga ajo kohë policia ka mbledhur prova për kontrabandimin e armëve dhe drogës përmes personave që ishin infiltruar në grupin kriminal.

Pas gati dhjetë muajsh, policia kreu operacionin në të cilin u arrestuan 50 persona, në mesin e të cilëve ka arsimtarë dhe profesorë.

Nga policia gjithashtu theksuan përgjegjësinë e personave udhëheqës të rrjetit social Facebook të cilët nuk kanë bashkëpunim me ta. Megjithatë, personat përgjegjës për drejtimin e këtij rrjeti shoqëror deklarojnë se ata tani janë paralajmëruar për këtë rast.

Ata nënvizuan se nuk lejojnë shitjen e armëve apo kontrabandimin përmes rrjetit social dhe se ata kanë bashkëpunim me policinë kur bëhet fjalë për këto çështje.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın