Bota

SHBA konfirmon vrasjen e planifikuesit të sulmit në klubin Reina

CENTCOM ka njoftuar se në një sulm tokësor kanë vrarë në Siri militantin e DEASH-it, Abdurrahman Ozbeki, i cili është njëri prej planifikuesve të sulmit të kryer në klubin Reina në Ortaköy të Stambollit

Kasım İleri  | 21.04.2017 - Përdıtësım : 22.04.2017
SHBA konfirmon vrasjen e planifikuesit të sulmit në klubin Reina

Washington

WASHINGTON (AA) – Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), ka njoftuar se në një sulm tokësor kanë vrarë në Siri militantin e DEASH-it, Abdurrahman Ozbeki, i cili është njëri prej planifikuesve të sulmit të kryer në klubin Reina në Ortaköy të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i CENTCOM-it, kolonel John Thomas, në një deklaratë është shprehur se Ozbeki ishte i afërt me liderin e DEASH-it Ebubekir el-Bagdadi dhe se ishte njëri prej liderëve përgjegjës për sulmet e jashtme, luftëtarët e huaj dhe burimet financiare të organizatës terroriste. 

"Ne kemi konfirmuar se Ozbeki është vrarë, në një bastisje që forcat amerikane kryen më 6 prill për të vrarë drejtuesin e DEASH-it Abdurrahman Ozbeki. Ai ishte një prej emrave të afërt me Ebubekir El Bagdadin. Ozbeki ishte një prej liderëve që drejtonte rrjedhën parave dhe luftëtarëve të huaj të DEASH-it. Ai gjithashtu ishte njëri prej atyre që luante një rol të rëndësishëm edhe në operacionet e jashtme të DEASH-it. Ishte planifikues i sulmit me profil të lartë ndaj klubit të natës në Stamboll, ku natën e vitit të ri humbën jetën 39 persona", ka theksuar Thomas.

Në një sulm me armë të kryer natën e vitit të ri në klubin Reina në Ortaköy të Stambollit humbën jetën 39 persona nga të cilët 25 prej tyre ishin të huaj. Si pasojë e sulmit ishin plagosur gjithashtu edhe 65 persona. Sulmin e mori përsipër DEASH-i dhe pas 17 ditësh u arrestua në rajonin Esenyurt të Stambollit sulmuesi Abdulgadir Masharipov me origjinë nga Uzbekistani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.