Bota

SHBA, nuk pranohet ndërtimi i xhamisë, muslimanët ankimojnë vendimin

Një grup muslimanësh kanë aplikuar në gjykatë për faktin se kanë mbetur të diskriminuar nga ana fetare

Betül Yürük  | 26.05.2017 - Përdıtësım : 26.05.2017
SHBA, nuk pranohet ndërtimi i xhamisë, muslimanët ankimojnë vendimin

New York

NEW YORK (AA) - Muslimanët në qytetin Bayonne të rajonit New Jersey në SHBA, kanë ankimuar një vendim të autoriteteve të cilët i thanë jo ndërtimit të një xhamie në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup muslimanësh kanë aplikuar në gjykatë për faktin se kanë mbetur të diskriminuar nga ana fetare.

Muslimanët në këtë qytet kërkuan që të restaurojnë një depo, duke e kthyer atë në një xhami, ndërsa autoritetet kanë kundërshtuar këtë kërkesë me pretendimin se nuk ka vend për parkim dhe rëndohet trafiku rrugor.

Pas këtij vendimi aplikuesit kanë dërguar çështjen në gjykatë pasi në qytet ndodhen 35 kisha dhe sinagoga, shumica e të cilëve nuk kanë autoparke. Ndërkohë që për faltore të tjera nuk janë nxjerrë pretendime të tjera, për xhaminë nuk është dhënë leje.

Kryetari i Komunitetit Musliman në Bayonne, Abdul Hameed Butt, ka thënë se për të penguar hapjen e kësaj xhamie kanë nxjerrë probleme false të projektit, ndërsa ka theksuar se ata nuk do të heqin dorë nga projekti.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın