Bota

SHBA, në sulmin e armatosur vritet një polic

Në qytetin San Diego të shtetit California në SHBA, në sulmin e armatosur ndaj policëve që ishin duke kryer kontrolle trafiku humbi jetën një polic

Büşra Selvi Öğütcen  | 29.07.2016 - Përdıtësım : 29.07.2016
SHBA, në sulmin e armatosur vritet një polic

San Diego

SAN DIEGO (AA) - Në qytetin San Diego të shtetit California në SHBA, në sulmin e armatosur ndaj policëve që ishin duke kryer kontrolle trafiku humbi jetën një polic, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Departamentit të Sigurisë në San Diego, Shelley Zimmerman, deklaroi se njëri nga policët në Njësinë për parandalimin e krimeve të bandave ka humbur jetën, ndërsa i tjetri është plagosur.

Zimmerman shtoi se policët të cilët nga radiot e policisë kërkuan ndihmë nga kolegët e tyre janë dërguar në spital, por polici babai i dy fëmijëve nuk ka mundur të shpëtohet.

Duke treguar se një person është paraburgosur në lidhje me incidentin, Zimmerman bëri të ditur se hetimi është në vazhdim.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın