Bota

SHBA, padi për policët që fshehën vrasjen e adoleshentit afroamerikan

Policët u akuzuan jo vetëm se kanë gënjyer për atë që kishte ndodhur gjatë të shtënave, por edhe për "koordinimin e aktiviteteve të tyre" për të mbrojtur njëri-tjetrin

Safvan Allahverdi  | 28.06.2017 - Përdıtësım : 29.06.2017
SHBA, padi për policët që fshehën vrasjen e adoleshentit afroamerikan

Washington

WASHINGTON (AA) - Tre policë të Çikagos u përballën të martën me akuza për komplot me qëllim të mbulimit të të shtënave që rezultuan fatale për afroamerikanin 17 vjeçar Laquan McDonald, nga një oficer i bardhë i policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Aktakuza bën të qartë se të pandehurit përveç se nuk ju bindën një 'kodi jozyrtar për heshtjeje', ata gënjyen për atë që ndodhi, duke penguar hetuesit e pavarur të zbardhin të vërtetën", tha prokurorja Speciale, Patricia Broën-Holmes, gjatë leximit të aktakuzës.

Policët Thomas Gaffney, David March dhe Joseph Walsh, u akuzuan për komplot dhe pengim të drejtësinë për të mbrojtur kolegun e tyre Jason Van Dyke, i cili qëlloi për vdekje të riun McDonald.

Në video-regjistrimin nga incidenti shihet qartë grupi i policëve duke u përballur me adoleshentin i cili ecën në rrugë me një thikë, ku më pas të qëllohet nga polici i lartpërmendur.

Van Dyke hapi zjarr mbi McDonaldin i cili bie në tokë, por përkundër kësaj, Van Dyke vazhdoi me të shtënat duke shkrepur 16 plumba mbi McDonaldin.

Të tre policët u akuzuan jo vetëm se kanë gënjyer për atë që kishte ndodhur gjatë të shtënave, por edhe për "koordinimin e aktiviteteve të tyre" për të mbrojtur njëri-tjetrin, dhe për përgatitjen, rishikimin ose miratimin e raporteve të rreme të policisë, thonë dokumentet e gjykatës.

Një vit pas incidentit, Van Dyke u lirua me kushtin prej 1.5 milion dollarë. 




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.