Bota

SHBA paralajmëron përshkallëzim të mundshëm shkaku i referendumit kurd në Irak

Ambasada e SHBA-ve në Bagdad paralajmëroi për një përshkallëzim të mundshëm të situatës në rajon në qoftë se Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut nesër do të mbajë referendumin “jokushtetues”

İdris Okuducu  | 24.09.2017 - Përdıtësım : 24.09.2017
SHBA paralajmëron përshkallëzim të mundshëm shkaku i referendumit kurd në Irak

Erbil

ERBIL (AA) – Ambasada e SHBA-ve në Bagdad paralajmëroi se mund të ketë një përshkallëzim të mundshëm të situatës në rajon në qoftë se Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut nesër do të mbajë referendumin “jokushtetues”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen zyrtare të Ambasadës thuhet: “Paralajmërojmë qytetarët e SHBA-ve në Irak në një përshkallëzim të mundshëm të situatës në rast të mbajtjes së referundimit të pavarësisë së Administratës Rajonale Kurde më 25 shtator”.

Kundër një situate të mundshme, në deklaratë thuhet se misioni diplomatik i SHBA-ve në Irak do të kufizohet dhe shtohet se “Sidomos qytetarët e SHBA-ve duhet t’iu shmangen udhëtimeve në rajonet e diskutueshme mes qeverisë qendrore të Irakut dhe rajonit të Kurdistanit”.

Vendimi i diskutueshëm për referendum i Administratës rajonale kurde në veri të Irakut

Kryetari i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani pas një takimi të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor deklaroi se më 25 shtator do të organizojnë referendum, përfshirë Kirkukun dhe rajonet tjera të diskutueshme.

Ndërsa kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, pas shpalljes së referendumit nga Barzani tha se "Kjo nismë është në kundërshtim me kushtetutën dhe se nuk do të njihnin rezultatin". Gjithashtu edhe Gjykata Federale e Irakut me të njëjtin arsyetim vendosi për ndalimin e referendumit duke e shpallur atë si të pavlefshëm.

SHBA ka paralajmëruar se është i rrezikshëm vendimi mbi referendumin i cili ka shkaktuar debate të mëdha dhe bëri thirrje që të anulohet menjëherë.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın