Bota

SHBA propozojnë një datë alternative për takimin e NATO-s

Departamenti Amerikan i Shtetit, tha të martën se Tillerson nuk do të mund të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s i cili do të mbahet në datat 5 dhe 6 prill në Bruksel

Michael Hernandez  | 22.03.2017 - Përdıtësım : 22.03.2017
SHBA propozojnë një datë alternative për takimin e NATO-s

Washington

WASHINGTON (AA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë propozuar një datë alternative për takimin ministror të NATO-s, sepse siç kanë thënë, data e parë e njoftuar, nuk premton pjesëmarrjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson i cili ka një axhendë të ngjeshur, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti Amerikan i Shtetit, tha të martën se Tillerson nuk do të mund të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s i cili do të mbahet në datat 5 dhe 6 prill në Bruksel.

Siç raportohet, Tillerson është paraparë të shoqërojë presidentin amerikan Donald Trump në takimin e tij me presidentin kinez Xi Jinping, që do të mbahet në Florida në datat 6 dhe 7 prill. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın