Bota

SHBA, protestë kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit

Qindra protestues të përbërë më shumë nga muslimanët amerikanë u mblodhën përpara Federal Plaza duke i bërë thirrje botës për të ndalur qeverinë e Mianmarit në masakrat ndaj muslimanëve të Arakanit

Bilgin S. Şaşmaz  | 17.09.2017 - Përdıtësım : 17.09.2017
SHBA, protestë kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit

Chicago

CHICAGO (AA) - Në Chicago të SHBA-ve është protestuar kundër masakrave të qeverisë së Mianmarit ndaj muslimanëve të Arakanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra protestues të përbërë më shumë nga muslimanët amerikanë u mblodhën përpara Federal Plaza duke i bërë thirrje botës për të ndalur qeverinë e Mianmarit në masakrat ndaj muslimanëve të Arakanit. Shumë folës në protestën e mbështetur edhe nga shumë grupe që operojnë në rajon, kanë shprehur reagimet e tyre.

Protestuesit të cilët kanë zhvilluar një marshim pas fjalimeve në Federal Plaza, kanë brohoritur me sloganet "Liri për Rohingya-t", "Fund masakrës ndaj Rohingya-ve", "Duam drejtësi, madje tani", si dhe kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet "Fund krimeve ndaj fëmijëve në Arakan" dhe "A nuk janë njerëz Rohingya-t?"

Protesta ka zgjatur afërsisht për 2 orë dhe gjithashtu ka marrë edhe mbështetjen e shumë këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve që kalonin në rajon.

Në sulmet e ndërmarra që nga 25 gushti e deri tani kundër muslimanëve të Arakanit nga ushtria e Mianmarit me arsyetimin për "luftë kundër militantëve të armatosur", kanë humbur jetën një numër i madh njerëzish.

Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare. Në sulme janë djegur mbi 150 fshatra nga ushtria dhe nacionalistët budistë.

Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen ende të largohen nga rajoni për shkak të mungesës së sigurisë për jetën. Dhjetëra mijëra civilë janë larguar nga Mianmari duke kaluar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve në rajonet malore, lumit Naf ose nëpërmjet rrugës detare. 



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.