Bota

SHBA, përsëri protesta kundër Trumpit

Gjatë tubimit protestuesit e përbërë nga grupet e majta kanë brohoritur edhe me slogane për shkarkimin e Trumpit nga detyra

Selçuk Acar  | 16.08.2017 - Përdıtësım : 16.08.2017
SHBA, përsëri protesta kundër Trumpit Fotoreporter: Mohammed Elshamy / AA

Nju Jork

NJU JORK (AA) - Presidenti amerikan, Donald Trump, është pritur me protesta nga disa grupe edhe në ditën e dytë të tij të qëndrimit në Nju Jork, ku ai ka mbërritur në kuadër të një programi dyditor, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit e përbërë nga grupe më të vogla në krahasim me një ditë më parë të cilët protestuan kundër Trumpit në Nju Jork, janë mbledhur në mesin e bulevardeve 54 dhe 53, që ndodhen dy bulevarde më tej nga Trump Tower ku qëndron Trump. 

Gjatë tubimit protestuesit e përbërë nga grupet e majta kanë brohoritur edhe me slogane për shkarkimin e Trumpit nga detyra. Ndërsa mbështetësit në një numër të pakët të Trumpit me sloganet e tyre kanë shprehur kërkesat për deportimin e të gjithë emigrantëve të jashtëligjshëm. 

Që nga dita e diel në SHBA teksa vazhdojnë duke u pakësuar protestat në të gjithë vendin kundër racizmit dhe luftës, bëhet e ditur se protestuesit në qytetin Durham të Karolinës së Veriut rrëzuan statujën që i përkiste periudhës së konfederatës. 

Ndër të tjera bëhet e ditur se edhe në rajonin Birmingham të Alabamas është mbajtur "mitingu në solidarizim me qytetin Charlottesville." 

Gjithashtu theksohet se edhe një grup i vogël nën organizimin e organizatës së shoqërisë civile Koalicioni e Emigrantëve të Nju Jorkut (NYIC) është mbledhur në afërsi të Tower Trump duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrime si "Nju Jorku jep fjalën për të mbrojtur emigrantët", "Ato të qëndrojnë, ik ti", "Nju Jorku kërkon drejtësi për emigrantët".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın