Bota

SHBA reagon për dënimin e refugjatit sirian në Hungari

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me dënimin e refugjatit sirian Ahmed Hamid (40)

Hakan Çopur  | 07.12.2016 - Përdıtësım : 07.12.2016
SHBA reagon për dënimin e refugjatit sirian në Hungari

Washington

WASHINGTON (AA) - Qeveria e SHBA-ve ka reaguar për dënimin e dhënë me 10 vite burg ndaj refugjatit sirian Ahmed Hamid me arsyen se në vitin 2015 kishte qëlluar me gurë policinë gjatë një proteste në kufirin e Hungarisë me Serbinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me dënimin e refugjatit sirian Ahmed Hamid (40). 

Në deklaratë thuhet se "SHBA është e shqetësuar për dënimin e refugjatit sirian Ahmed Hamid duke e akuzuar për 'terrorizëm' pasi ai është përfshirë në një konflikt mes azilantëve dhe policisë në kufirin Hungari-Serbi në vitin 2015." 

Ndër të tjera në deklaratën ku nxitet që qeveria e Hungarisë të kryejë një hetim transparent dhe të marrë informacione edhe nga grupet e pavarura të shoqërisë civile thuhet se "Do të ndjekim nga afër gjykimin çështjen për Hamidin."

Hamid u dënua me 10 vite burg pasi u gjykua për "sulmin me gurë ndaj policisë" në shtatorin e kaluar gjatë një proteste të kryer për hapjen e kufijve në kufirin Hungari-Serbi. Theksohet se goditja me gurë kundër policisë në Hungari vlerësohet në kuadër të "veprës terroriste" dhe se gjykata ka dhënë dënimin më maksimal.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.