Bota

SHBA, shatërvani Buckingham me pamje magjepsëse

Pjesa qendrore e shatërvanit në mënyrë vertikale hedh ujë deri në 45 metra në ajër., ndërsa "koreografia" përcillet me efekte ndriçuese dhe zanore

Aldıjana Hadzıc  | 09.08.2017 - Përdıtësım : 10.08.2017
SHBA, shatërvani Buckingham me pamje magjepsëse

Çikago

ÇIKAGO (AA) - Shatërvani Buckingham në Çikago nga muaji maj deri në tetor me hedhjen e ujit përmes efekteve ndriçuese i jep pamje magjepsëse këtij qyteti amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).

Shatërvani është bërë në vitin 1927, ndërsa sot është një nga simbolet e qytetit.

"Performaca" mund të shikohet çdo orë dhe zgjat 20 minuta. Pjesa qendrore e shatërvanit në mënyrë vertikale hedh ujë deri në 45 metra në ajër. "Koreografia" përcillet me efekte ndriçuese dhe zanore.

Një nga shatërvanët më të mëdhenj në botë është i vendosur në Grand Park në qendër të qytetit, ndërsa për çdo ditë e vizitojnë qindra njerëz.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın