Bota

SHBA sulm me dron ndaj një shtëpie në Pakistan

Tre militantë janë neutralizuar në një sulm të SHBA-ve me fluturake pa pilot në Njësinë Administrative Kurram në Rajonin Federal Fisnor (FATA) në Pakistan

Yusuf Hatip  | 15.09.2017 - Përdıtësım : 16.09.2017
SHBA sulm me dron ndaj një shtëpie në Pakistan

Islamabad

ISLAMABAD (AA) - Tre militantë janë neutralizuar në një sulm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me fluturake pa pilot në Njësinë Administrative Kurram në Rajonin Federal Fisnor (FATA) në Pakistan, njoftuan zyrtarë të sigurisë së rajonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët theksuan se dy predha janë hedhur në një shtëpi nga një fluturake pa pilot e SHBA-ve në Njësinë Administrative Kurram në kufi me Afganistanin.

Sipas zyrtarëve, tre militantë që ndodheshin në shtëpi janë vrarë.

Ndryshe, në një sulm të SHBA-ve me fluturake pa pilot në maj të vitit të kaluar në provincën Baloçistan, ishte vrarë lideri afgan taleban Molla Ahtar Mansur.

Pakistani thekson se sulmet e SHBA-ve me dron në territorin e tij janë shkelje e sovranitetit të vendit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın