Bota

"SHBA-të do t'i kundërpërgjigjen Rusisë më 1 shtator"

Tillerson tha se do t'i kundërpërgjigjen më 1 shtator lëvizjes së Rusisë për pakësimin e numrit të diplomatëve amerikanë

Ayşe Aktaş  | 07.08.2017 - Përdıtësım : 08.08.2017
"SHBA-të do t'i kundërpërgjigjen Rusisë më 1 shtator" Fotoreporter: Jaber Abdulkhaleg / AA

Manila/Zamboanga

MANILA/ZAMBOANGA (AA) - Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se do t'i kundërpërgjigjen më 1 shtator lëvizjes së Rusisë për pakësimin e numrit të diplomatëve amerikanë me 755 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

I ndodhur në kryeqytetin e Filipineve, Manila, për të marrë pjesë në takimin e 50-të të ministrave të jashtëm të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), Tillerson, ka realizuar një takim me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.

Në një deklaratë për gazetarët pas takimit Tillerson është shprehur se Rusia është e gatshme të diskutojë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në Ukrainë.

Duke vënë në dukje se SHBA-ja në çështjen e Ukrainës ka pikëpamje thellësisht të ndara nga Rusia, por se edhe ndërprerja e menjëhershme nuk është mendim i mirë, Tillerson ka shtuar se "SHBA dhe Rusia kanë ende çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare për të diskutuar."

Gjithashtu edhe Lavrov ka njoftuar se qeveria e Donald Trump do të dërgojë në Moskë një përfaqësues të ri special për të marrë pjesë në negociatat për Ukrainën.

Ndërsa në anën tjetër Tillerson tha se do t'i kundërpërgjigjen më 1 shtator lëvizjes së Rusisë për pakësimin e numrit të diplomatëve amerikanë në vend me 755 persona.

Më tej Tillerson ka shtuar se vendi i tij këtë vendim ia ka përcjellë ministrit Lavrov gjatë takimit, por se ende nuk është qartësuar se në çfarë mënyrë do të jetë ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın