Bota

"Shefi i diplomacisë gjermane anuloi vizitën në Irak"

Gazeta "Der Spiegel" lajmëron se ministri Gabriel planifikoi që në fillim të këtij muaji të vizitojë Irakun me qëllim që të ndihmojë në kapërcimin e krizës mes Qeverisë irakiane dhe Administratës Rajonale Kurde

Cüneyt Karadağ  | 23.11.2017 - Përdıtësım : 23.11.2017
"Shefi i diplomacisë gjermane anuloi vizitën në Irak"

Berlin

BERLIN (AA) – Mediat gjermane lajmërojnë se ministri i Punëve të Jashtme i këtij vendi, Sigmar Gabriel, ka anuluar vizitën e planifikuar zyrtare në Irak, meqë Qeveria në Bagdad refuzoi kërkesën e tij që me këtë rast të vizitojë edhe Veriun e Irakut, konkretisht Administratën Rajonale Kurde në këtë rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta "Der Spiegel" lajmëron se ministri Gabriel planifikoi që në fillim të këtij muaji të vizitojë Irakun me qëllim që të ndihmojë në kapërcimin e krizës mes Qeverisë irakiane dhe Administratës Rajonale Kurde.

Nga Qeveria irakiane pretendohet se morën përgjigje se është i mirëseardhur në Bagdad, porse nuk mund të vizitojë edhe Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut. Burimi i njëjtë thekson se në gjithë këtë çështje janë përfshirë edhe shefat e qeverive të dy vendeve, porse Iraku nuk ndryshoi qëndrimin edhe pasi kancelarja Angela Merkel bisedoi me kryeministrin Haidar al-Abadi. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın