Bota

Shefi i Pentagonit do të vizitojë Turqinë

“Mattis më 23 gusht do të vizitojë Turqinë, ku do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, ministrin e Mbrojtjes Nurettin Canikli dhe ministrin e Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu”

Muhammed Bilal Kenasari  | 19.08.2017 - Përdıtësım : 20.08.2017
Shefi i Pentagonit do të vizitojë Turqinë

Washington

UASHINGTON (AA) – Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se shefi i Pentagonit, Jim Mattis, më 23 gusht do të vizitojë Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thuhet se “Mattis më 23 gusht do të vizitojë Turqinë, ku do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, ministrin e Mbrojtjes Nurettin Canikli dhe ministrin e Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu”. 

Mattis duke vënë theksin në “partneritetin strategjik” mes këtyre dy vendeve, në takime do të diskutojë për partneritetin SHBA-Turqi për sigurimin e stabilitetit rajonal. Në takime po ashtu thuhet se do të diskutohet për shqetësimet e Turqisë ndaj organizatës terroriste PKK. 

Njoftohet se para vizitës së tij në Turqi, Mattis, do ta vizitojë edhe Jordaninë ku do të takohet me Mbretin Abdullahu i Dytë dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Mamut Freihat. 

Në deklaratë po ashtu bëhet e ditur se Mattis të enjten më 24 gusht do të shkojë në Ukrainë ku do të takohet me presidentin e vendit, Petro Poroshenko dhe ministrin e Mbrojtjes, Stepan Poltorak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın