Bota

"Shkolla e sirenave", gjithnjë më e popullarizuar në SHBA dhe Kanada

Shkolla AquaMermaid në mbarë SHBA-të dhe Kanada ka hapur kurse në të cilat vajzat “realizojnë” ëndrrën që të bëhen sirena

Bilgin S. Şaşmaz  | 20.03.2017 - Përdıtësım : 21.03.2017
"Shkolla e sirenave", gjithnjë më e popullarizuar në SHBA dhe Kanada ( Bilgin S. Şaşmaz/AA )

Chicago

CHICAGO (AA) – Bilgin S. Şaşmaz

Shkolla për sirena, gjegjësisht kurset për not me ndihmë të bishtit janë argëtim gjithnjë më popullor për vajzat, por edhe për meshkujt e të gjitha moshave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkolla AquaMermaid në mbarë SHBA-të dhe Kanada ka hapur kurse në të cilat vajzat “realizojnë” ëndrrën që të bëhen sirena.

Përveç mësimit të notit dhe zhytjes përmes pendëve, pjesëmarrësit e kursit mësojnë edhe gjithçka që lidhet me legjendën e sirenave. Kostumi special për sirena kushton mes 100 dhe 200 dollarë, ndërsa një nga shkollat më të popullarizuara për sirena është hapur në Chicago.

“Në SHBA dhe Kanada kemi tetë shkolla për sirena. Ky është një stil jashtëzakonisht i vështirë, por argëtues. Nga muaji korrik i vitit të kaluar kemi kryer trajnimin e mbi 300 sirenave”, tha themeluesi i shkollës në Chicago, Nora Kaitis.

Edhe Jose Lopez për AA tha se meshkujt kënaqen në shoqërinë dhe mësimin e notit me ndihmë të bishtit. “Kjo është një përvojë unikale, sport dhe argëtim. Është vështirë të bashkosh këmbët, por edhe zbavitja nuk mungon”, tha Lopez.

Stjuardesa Blanca Rojas tha se për shkollën e sirenave mësoi në internet dhe me mikeshat vendosi të marrë informacione rreth saj. “Jemi të dashuruara në këtë sport. Është argëtuese dhe vazhdojmë me kurset për të mbajtur formën dhe vitalitetin”, tha Rojas.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın