Bota

Shpallen rezultatet e referendumit kurd në veri të Irakut

Afërsisht 93 përqind kanë votuar pro në referendumin antikushtetues të mbajtur nga Administrata Rajonale Kurde në Veri të Irakut

İdris Okuducu  | 27.09.2017 - Përdıtësım : 27.09.2017
Shpallen rezultatet e referendumit kurd në veri të Irakut

Erbil

ERBIL (AA) - Afërsisht 93 përqind kanë votuar pro në referendumin antikushtetues të mbajtur nga Administrata Rajonale Kurde në Veri të Irakut (ARK), njoftoi të mërkurën Komisioni i Lartë për Zgjedhje dhe Referendum i ARK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në referendumin që u mbajt në rajonin kurd në veri të Irakut, përfshirë Kirkukun dhe rajonet e tjera të kontestuara, 92.3 për qind kanë votuar pro, ndërsa 7.27 për qind kundër pavarësimit nga Iraku, njoftoi Hindirin Muhammed, kryetari i komisionit.

Sipas tij, pjesëmarrja në referendumin jolegjitim ka qenë 72 për qind.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın