Bota

Shpërthim në një shkollë në Dagestan

Si pasojë e shpërthimit një nxënës ka humbur jetën kurse 11 nxënës të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 3 më rëndë

Ali Cura  | 24.04.2017 - Përdıtësım : 25.04.2017
Shpërthim në një shkollë në Dagestan

Moskë

MOSKË (AA) - Mësohet se një shpërthim ka ndodhur në një shkollë në Dagestan, një nga republikat e Kaukazit Verior në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Dagestanit, një bombë artizanale ka shpërthyer në kabinetin e informatikës të një shkolle në rajonin Tsumadinskiy.

Si pasojë e shpërthimit një nxënës ka humbur jetën kurse 11 nxënës të tjerë janë plagosur, prej të cilëve 3 më rëndë.

Nga ministria thonë se deri tek incidenti ka ardhur si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të armës, kurse drejtori i shkollës Shamil Abakarov ka theksuar se mjeti që ka shpërthyer ka qenë bombë artizanale të cilën njëri nga nxënësit e ka sjellë në shkollë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın