Bota

Siri, IHH çdo ditë organizon iftar për 65 mijë persona

Iftaret shtrohen në vendbanimet e refugjatëve në Azez, pranë kufirit turko-sirian

Halit Süleyman, Sinan Polat  | 26.06.2016 - Përdıtësım : 26.06.2016
Siri, IHH çdo ditë organizon iftar për 65 mijë persona

Halep

HALEP (AA) – Organizata humanitare turke IHH çdo ditë shtron iftare për 65 mijë persona në radhët e refugjatëve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Iftaret shtrohen në vendbanimet e refugjatëve në Azez, pranë kufirit turko-sirian. Për shkak të sulmeve të forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad, mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, dhe janë vendosur në kampet e refugjatëve në Siri dhe Turqi.

Ushqimet që u shpërndahen refugjatëve në Siri, përgatiten në Kilis të Turqisë, qytet ky, i cili për shkak se ka pranuar një numër të madh të refugjatëve është nominuar për çmimin Nobel të Paqes.

Omer Koparan nga IHH, i cili është përgjegjëse për rajonin e Halepit, ka deklaruar se edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, kanë vazhduar të mbështesin refugjatët sirianë dhe se në Azez ofrojnë iftar për shumë prej tyre.

Koparan theksoi se vullnetarët sirianë zakonisht tre deri në katër orë para iftarit fillojnë që të shpërndajnë ushqimet. Në pako zakonisht ka ujë, hurma, tortë, mjaltë, etj.

Ai shtoi se strehim në Azez kanë kërkuar refugjatët nga Rakke, Halepi, por edhe nga Felluxha e Irakut. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın