Bota

Siri, rritet numri i të vdekurve nga sulmet ndaj tregut në Halep

Kryetari i Mbrojtjes Civile Siriane ka konfirmuar rritjen e numrit të viktimave dhe ka bërë të ditur se punimet për kërkim shpëtim janë duke vazhduar

Adham Kako, Burak Karacaoğlu, Eşref Musa  | 14.11.2017 - Përdıtësım : 14.11.2017
Siri, rritet numri i të vdekurve nga sulmet ndaj tregut në Halep

Idlib

IDLIB (AA) – Numri i të vdekurve gjatë sulmeve ajrore ndaj tregut në qytezën Etarib, në perëndim të qytetit Halep në Siri, është rritur në 57, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardhë), Raid Salih, në një deklaratë për AA tha se po vazhdojnë punimet për nxjerrjen e kufomave dhe se mendojnë që sulmi të jetë kryer nga forcat ruse.

Salih ka konfirmuar rritjen e numrit të viktimave në 57 dhe ka bërë të ditur se punimet për kërkim shpëtim janë duke vazhduar.

Zona rurale e Halepit ndodhet brenda zonës së deeskalimit në Idlib, e formuar në kuadër të marrëveshjeve në Astana nga shtetet garantuese, Turqia, Rusia dhe Irani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın