Bota

Siri, të paktën 23 të vrarë nga bombardimet e avionëve rusë

Në sulmet e avionëve luftarakë rusë ndaj Idlibit u vranë 23 persona, ndërsa 35 të tjerë janë plagosur

Halit Süleyman  | 31.05.2016 - Përdıtësım : 01.06.2016
Siri, të paktën 23 të vrarë nga bombardimet e avionëve rusë ( Mohammad Amen Qurabi - Anadolu Agency )

Idlib

IDLIB (AA) - Të paktën 23 persona e humbën jetën ndërsa 35 të tjerë u plagosën në sulmet e tre avionëve luftarakë të ushtrisë ruse mbi rajone të ndryshme në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i Mbrojtjes civile në Idlib, Abdurrezak Cubeyri në deklaratën për gazetarin e AA-së njoftoi se avionët e ushtrisë ruse kanë bombarduar spitalet El-Vatani dhe Ibn Sina, xhaminë Erar, si dhe qarqet Kusur dhe Suvre në qytetin Idlib në veriperëndim të vendit i cili është nën kontrollin e opozitarëve.

Cubeyri tha se nga 17 sulme të avionëve rusë të kryera ndaj qytetit kanë humbur jetën 23 persona në mesin e të cilëve ka fëmijë dhe gra dhe se 35 persona të tjerë janë plagosur. Ai shtoi se ekipet e Mbrojtjes civile janë duke u përpjekur për ti gjetur të vdekurit dhe të plagosurit në rrënojat e shtëpive të shkatërruara në sulme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın