Bota

Siri, vazhdon bashkëpunimi i Asadit me DEASH-in në Idlib

Regjimi i Asadit në Siri dhe organizata terroriste DEASH me sulmet e ndërmarra në mënyrë të koordinuar në Idlib vazhdojnë të përparojnë kundër opozitarëve dhe grupeve ushtarake që janë kundër regjimit

Burak Karacaoğlu, Levent Tok, Eşref Musa  | 10.01.2018 - Përdıtësım : 10.01.2018
Siri, vazhdon bashkëpunimi i Asadit me DEASH-in në Idlib

Idlib

IDLIB (AA) - Regjimi i Bashar al Asadit në Siri dhe organizata terroriste DEASH me sulmet e ndërmarra në mënyrë të koordinuar në Idlib vazhdojnë të përparojnë kundër opozitarëve dhe grupeve ushtarake që janë kundër regjimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata terroriste DEASH falë sulmeve ajrore të kryesuara nga Rusia, në dy ditët e fundit ka marrë nga opozitarët dhe grupi i armatosur kundër regjimit Hejet Tahrir Sham, fshatrat Tarfavi, Azizije, Xhub Osman, Luvejbide, Hava, Musajtibah në Hama.

Gjithashtu edhe me forcat nën kontrollin e Iranit mbështetës të regjimit të Asadit pasi morën nën kontroll ditën e dielë rajonin Sinxhar të Idlibit u afruan rreth 9 kilometra aeroportit Ebu Zuhur.

Zëdhënësi i Xhejshul Nasir një nga komponentët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), Muhammed Rashit në një deklaratë për AA në lidhje me zhvillimet e fundit tha se "DEASH-i ka kryer sulme bashkë me Rusinë, regjimin e Asadit dhe luftëtarët e huaj të mbështetur nga Irani, dhe po përpiqen të përparojnë".

"Asadi, Rusia, dhe luftëtarët e huaj të mbështetur nga Irani kishin nisur operacionin në Idlib. Derisa regjimi i Asadit përpiqet të përparojë drejt aeroportit Ebu Zuhur, DEASH-i përpiqet të përparojë në Idlib në verilindje të Hama-s. Ndërsa Rusia ofron mbështetje nga ajri. Në këtë mënyrë kanë çarë linjën tonë të mbrojtjes duke shkaktuar ndarjen tonë në front", thotë Rashit.

Delegacioni ushtarak i opozitës në raundin e fundit të takimit në Astana më 21-22 dhjetor 2017 nën udhëheqjen e Turqisë dhe Rusisë shpjegoi nëpërmjet hartave sulmet e njëkohshme të regjimit, Rusisë dhe të DEASH-it.

Sipas kësaj regjimi i cili ka hapur rrugën për militantët e DEASH-it nga rajoni Hunajfis në lindje të Hama-s, siguron kalimet drejt rajoneve në Idlib të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve dhe grupit të armatosur Hejet Tahrir Sham kundër regjimit.

Ndërsa DEASH-i gjithashtu lejon trupat e regjimit të arrijnë në Idlib nga rruga në rajonin Hanesir e cila hapet në Hama nga jugu i Halepit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın