Bota

Siri, vritet një fëmijë në sulmet e reja ajrore në Idlib

Kreu i Mbrojtjes Civile të Idlibit Mustafa el-Haj Yusuf për AA deklaroi se sulmi është kryer në orët e mëngjesit në rajonin Hazzan të Idlibit

Eşref Musa, Burak Karacaoğlu  | 17.02.2018 - Përdıtësım : 18.02.2018
Siri, vritet një fëmijë në sulmet e reja ajrore në Idlib Ahmet Hatib/AA

Idlib

IDLIB (AA) - Në sulmin e ri ajror të kryer në rajonin sirian Idlib është vrarë një fëmijë ndërsa katër persona tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Mbrojtjes Civile të Idlibit Mustafa el-Haj Yusuf për AA deklaroi se sulmi është kryer në orët e mëngjesit në rajonin Hazzan të Idlibit. Ai konfirmoi se një fëmijë ka humbur jetën. Yusuf shtoi se janë plagosur dy fëmijë të tjerë dhe dy gra. 

Sipas tij, pas sulmit, shpeërtheu një zjarr i cili u lokalizua nga ekipet e Mbrojtjes Civile në terren.

Forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe terroristë të DEASH-it kanë zhvilluar për një kohë të gjatë bashkëpunimin taktik kundër opozitës në zonën e deeskalimit në Idlib.

Në tetor 2017, regjimi u hapi rrugën terroristëve të DEASH-it në Hunayfia, në lindje të Hama-s, për të arritur pranë rajoneve të këtij qyteti të kontrolluara nga opozita.

DEASH-i dhe regjimi i Asadit, duke lëvizur në koordinim dhe me mbështetjen ajrore të Rusisë, kanë arritur përparim të dukshëm kundër grupeve të opozitës.

Sipas të dhënave të AA-së, forcat e regjimit sirian dhe DEASH-i në tre muajt e fundit, në jug dhe në juglindje të Idlibit morën një territor prej 3.035 kilometra katrorë, ​​me rreth 100 fshatra.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın