Bota

Spanjë, alarmojnë problemet demografike

Sipas raportit “Lëvizja Natyrore e Popullsisë” të Institutit Kombëtar të Statistikës në Spanjë (INE) në vitin 2016 kanë ndodhur 409 mijë e 99 vdekje dhe 408 mijë e 384 lindje

Şenhan Bolelli  | 23.06.2017 - Përdıtësım : 23.06.2017
Spanjë, alarmojnë problemet demografike

Madrid

MADRID (AA) – Në vitet 2015 dhe 2016 në Spanjë ka më shumë vdekje (mortalitet) se sa lindje (natalitet), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit “Lëvizja Natyrore e Popullsisë” përgatitur nga Instituti Kombëtar i Statistikës në Spanjë (INE), në vitin 2016 kanë ndodhur 409.99 vdekje dhe 408.384 lindje.

Në raport theksohet se gjatë dy viteve të fundit në Spanjë ka mu shumë vdekje se sa lindje dhe se lidhur me këtë problemet demografike kanë filluar të forcohen.

Po ashtu theksohet posaçërisht ka një rënie serioze në numrin e lindjeve dhe se që nga viti 2008, kur ka filluar kriza ekonomike, numri i lindjeve ka rënë për 21,4 për qind.

INE po ashtu bëri të ditur se gratë në Spanjë tani bëhen nëna në mosha më të vonshme dhe që mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë te gratë është rritur në 32,5 vjet. Duke vënë në dukje se ky është një rekord në vend, INE bën të ditur se gratë spanjolle bëhen nëna rreth 3 vite më vonë se gratë e huaja të cilat jetojnë në Spanjë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se jetëgjatësia në Spanjë po vazhdon të rritet dhe që mesatarja te meshkujt ka arritur në 80,4 vjet, kurse te femrat 85,9 vjet.

INE, duke e marrë parasysh tregun e punës, produktivitetin, efikasitetin apo pensionimin si dhe sistemet e kreditit, paralajmëroi se piramida e tanishme demografike në Spanjë është alarmuese për të ardhmen e këtij shteti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.