Bota

Stoltenberg: Nuk duam një luftë tjetër të ftohtë me Rusinë

"Jemi të shqetësuar për mungesë transparence (të Rusisë) sa i përket manovrave ushtarake. Rusia është fqinji ynë, nuk duam ta izolojmë. Nuk duam një luftë tjetër të ftohtë", tha Stoltenberg

Ekip  | 09.10.2017 - Përdıtësım : 10.10.2017
Stoltenberg: Nuk duam një luftë tjetër të ftohtë me Rusinë

Bucharest

BUKURESHT (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg të hënën deklaroi se Aleanca nuk dëshiron "një tjetër luftë të ftohtë" me Rusinë edhe pse anëtarët e saj janë të shqetësuar nga numri i madh i trupave ruse përgjatë kufirit të NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA). 

"Jemi të shqetësuar për mungesë transparence (të Rusisë) sa i përket manovrave ushtarake. Rusia është fqinji ynë, nuk duam ta izolojmë. Nuk duam një luftë tjetër të ftohtë", ka deklaruar Stoltenberg në mbyllje të seancës katërditore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Bukuresht. 

Më tej ai shtoi se Aleanca 29 anëtarëshe ka shtuar numrin e patrullimeve të avionëve luftarak mbi Detin e Zi si përgjigje ndaj "operacionit agresiv të Rusisë në Ukrainë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın