Bota

Sulm i armatosur ndaj gjyqtarit në SHBA

Zyrtari i lartë i policisë, Fred Abdalla, në një deklaratë ka theksuar se ndaj gjyqtarit Joseph Bruzzese Jr është hapur zjarr përpara ndërtesës së gjykatës në Steubenville

Dildar Baykan  | 22.08.2017 - Përdıtësım : 23.08.2017
Sulm i armatosur ndaj gjyqtarit në SHBA

Ankara

ANKARA (AA) - Një gjyqtar i cili është sulmuar para gjykatës në shtetin e Ohajos në SHBA ka neutralizuar sulmuesin duke e qëlluar, raporton Anadolu Agency (AA). 

Sipas lajmit të BBC-së, zyrtari i lartë i policisë, Fred Abdalla, në një deklaratë për gazetarët ka theksuar se ndaj gjyqtarit Joseph Bruzzese Jr është hapur zjarr përpara ndërtesës së gjykatës në Steubenville. 

Duke theksuar se në konfliktin e armatosur mes gjyqtarit dhe sulmuesit është plagosur rëndë Bruzzese dhe ka vdekur agresori, Abdalla tha se "Sulmuesi ka pritur për orë të tëra ardhjen e gjyqtarit në gjykatë. Më ka prekur thellë hapja e zjarrit ndaj një gjyqtari përpara gjykatës. Kjo është një kurth dhe një tentativë vrasjeje kundër gjyqtarit tonë." 

Ndër të tjera pasi ka vënë në dukje se është ndaluar edhe drejtuesi i automjetit që ka sjellë në gjykatë agresorin i cili ka pretenduar se nuk ka dijeni për situatën, Abdalla ka shtuar se edhe agresori edhe drejtuesi i automjetit kanë kryer burg në të kaluarën. 

Edhe gjyqtarja e rajonit Jefferson, Jane Hanlin ka deklaruar se sulmuesi është Nathaniel Richmond, babai i Ma'lik Richmond, nxënësit të shkollës së mesme i akuzuar në vitin 2012 për përdhunim.

Më tej Hanlin ka shtuar se gjyqtari Bruzzese nuk ka asnjë lidhje me çështjen e djalit të Richmond, dhe se vazhdojnë hetimet në lidhje me arsyen e sulmit.

Gjithashtu Hanlin ka theksuar se gjyqtari Bruzzese pas ngjarjes është dërguar në spital duke u operuar dhe se gjendja e tij është e mirë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın