Bota

Sulm me thikë në Egjipt, 6 turistë të plagosur

Një person ka sulmuar me thikë gjashtë turistë të nacionaliteteve të ndryshme në Hurghadi të Egjiptit

Ekip  | 14.07.2017 - Përdıtësım : 14.07.2017
Sulm me thikë në Egjipt, 6 turistë të plagosur

Kajro

KAJRO (AA) – Ministria egjiptiane e Punëve të Brendshme konfirmoi se një person me thikë ka sulmuar gjashtë turistë të nacionaliteteve të ndryshme në Hurghadi të Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndodhi në vendpushimin e Detit të Kuq. Nga Ministria theksuan se sulmuesi është arrestuar menjëherë pas sulmit.

Gjithashtu theksohet se hetimi paraprak tregoi se personi erdhi në hotel duke notuar nga plazhi i afërt dhe ende nuk dihet shkaku i sulmit.

Turistët e lënduar janë vendosur në spitalet lokale. Nuk dhanë detaje mbi atë se nga cilat vende janë turistët e lënduar. Sulmi ndodhi pasi pesë policë u vranë në Giza kur pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH hapën zjarr.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın