Bota

"Sulmet islamofobike në SHBA shënojnë rritje"

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) në SHBA, ka njoftuar se për periudhën prill-qershor të këtij viti janë rritur me 91 përqind sulmet ndaj muslimanëve

Selçuk Acar  | 18.07.2017 - Përdıtësım : 19.07.2017
"Sulmet islamofobike në SHBA shënojnë rritje"

New York

NEW YORK (AA) - Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) një nga institucionet më të mëdha të të drejtave civile muslimane në SHBA, ka njoftuar se për periudhën prill-qershor të këtij viti janë rritur me 91 përqind sulmet ndaj muslimanëve në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

CAIR ka publikuar përditësimin e fundit në lidhje me ngjarjet islamofobike për muajt prill-qershor i cili përfshin tremujorin e dytë të vitit 2017.

Sipas kësaj mësohet se "në tremujorin e dytë të vitit 2017 ka patur një rritje me 91 përqind të sulmeve ndaj muslimanëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016" si dhe bëhet e ditur se edhe për periudhën janar-qershor të vitit 2017 është shënuar një rritje me 24 përqind në krasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Që nga viti 2013 e deri tani ku CAIR ka nisur sistemin e dokumentimit për këtë çështje vihet në dukje se viti 2017 pavarësisht se ende nuk ka përfunduar ai është rregjistruar si viti ku janë shënuar më së shumti sulme islamofobike.

"Muslimanët më të ekspozuar ndaj ngacmimeve"

Në mesin e sulmeve ndaj muslimanëve që këshilli ka dokumentuar theksohet se ato që tërheqin më shumë vëmendje janë ngacmimet të cilat nuk përfshijnë dhunë apo kërcënime. Dukuria e dytë më e përhapur islamofobe janë raportuar krimet e urrejtjes si dëmtimi i personit apo dëmtimi i pronës.

Koordinatorja e Departamentit të Monitorimit dhe Luftimit të Islamofobisë të CAIR, Zainab Arain në një deklaratë në lidhje me çështjen pretendon se për këtë rritje në fjalë ka shkaktuar një ndikim të madh fushata zgjedhore presidenciale e preisdentit amerikan Donald Trump dhe vendosja në objektiv e muslimanëve dhe grupeve të tjera të pakicave nga qeveria e Trump.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın